Ekstradohet nga Anglia shqiptari me tre emra i dënuar për vrasje

Nga A2 CNN
25 Korrik 2022, 15:51 | Kronikë
Ekstradohet nga Anglia shqiptari me tre emra i dënuar për vrasje

Një 42-vjeçar është ekstraduar nga Mbretëria e Bashkuar pasi është dënuar nga Gjykata e Shkodrës me 21 vite burg  për veprat penale “Vrasja” e kryer në bashkëpunim, “Vjedhja me pasojë vdekjen” dhe “Armëmbajtja pa leje” .

Sipas policisë, mësohet se 42-vjeçari mbante tre emra, Lekë Prendi alias Aleks Kola alias Nikolin Pacani, ndërsa është dënuar me 21 vite burg.

“Ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar drejt Shqipërisë, një person i shumëkërkuar, i dënuar me 21 vjet burgim, për vrasje.

Në vijim të bashkëpunimit me homologët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga specialistët e Interpol Tirana, falë koordinimit dhe bashkëpunimit me autoritetet policore të Mbretërisë së Bashkuar, u bë ekstradimi drejt Shqipërisë i shtetasit:

Lekë Prendi alias Aleks Kola alias Nikolin Pacani, 42 vjeç. 

Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar këtë shtetas me 21 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja” e kryer në bashkëpunim, “Vjedhja me pasojë vdekjen” dhe “Armëmbajtja pa leje” , njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos