Një kamion ka marrë flakë në lëvizje në aksin rrugor Korçë-Bilisht, në afërsi të fshatit Dishnicë. Nga të dhënat paraprake, dyshohet se zjarri mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 24.07.2022, rreth orës 14:40, jemi njoftuar se në aksin rrugor Korçë-Bilisht, në afërsi të fshatit Dishnicë, Korçë, ka rënë zjarr në mjetin kamion tip "Benz", me drejtues shtetasin G. K., i cili ka qenë në lëvizje. Dëme në njerëz, nuk ka. Nga të dhënat paraprake, dyshohet se zjarri mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale.









Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)