Ekzekutimi me breshëri automatiku i 38-vjeçarit në Vlorë

Nga A2 CNN
22 Maj 2021, 10:25 | Kronikë
Ekzekutimi me breshëri automatiku i 38-vjeçarit në Vlorë

Krismat ekallashnikovit paralajmëruan mbrëmjen e së premtes një tjetër ngjarje të rëndë në qytetin e Vlorës. Nga breshëria e plumbave ka mbetur i vrarë Delon Troqe, 38 vjeç. Atentati ka ndodhur në lagjen “Pavarësia” të qytetit bregdetar. 38-vjeçari në momentin e ngjarjes ishte përpara servisit në pronësi të tij. Nga dëshmitarë në vendngjarje, autorët e kësaj vrasjeje te paramenduar, lëviznin me një automjet tip Audi dhe pas breshërise së plumbave që lëshuan mbi viktimën janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Siç ndodh rëndom në të tilla atentate, disa minuta pas vrasjes është gjetur duke u djegur ne fshatin Sherishte, automjeti tip Audi, së bashku me armët, që dyshohet se i përket autorëve. Ndërkohë policia vendore e Vlorës ngriti grupin e posaçem hetimor për zbardhjen e këtij atentati.

Viktima kohët e fundit ishte kthyer nga Spanja, dhe kjo është ndër pistat kryesore që po veirifkohet nga policia. Ndërkohë disa vite më parë të ndjerit i është rrëmbyer dhe zhdukur edhe një i afërm.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos