
Është zbardhur ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Poshnje ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 33-vjeçar.
Forcat e policisë kanë arrestuar 2 prej autorëve të dyshuar të ngjarjes, ndërkohë që janë shpallur në kërkim dhe 4 shtetas të tjerë, të dyshuar si bashkëautorë.
Ata janë, shtetasit A.Sh., 35 vjeç, banues në fshatin Kurjan, Rroskovec dhe A.F., 32 vjeç., banues në fshatin Otllak, Berat.
Janë identifikuar dhe shpallur në kërkim edhe bashkëautorët e tjerë të kësaj ngjarje, shtetasit: F.Sh., 30 vjeç, I.N., 48 vjeç, M.H., 33 vjeç dhe N.T., 32 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale "Vrasje me dashje", mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim. (A2 Televizion)