Një ish futbollist profesionist holandez, i cili ka luajtur për disa klube të ndryshme në Portugali, Hungari dhe Angli u ekzekutua një natë më parë në Amsterdam. 32-vjeçari Kelvin Maynard u qëllua mbrëmjen e së mërkurës në kryeqytetin holandez nga dy persona me motor, ndërsa udhëtonte në makinën e tij.

Zëdhënësja e policisë deklaron se ka nisur një hetim për këtë ngjarje të rëndë dhe se ende nuk dihen motivet e tij. Ajo shtoi se Maynard ishte një emër i njohur për policinë, por nuk dha detaje të mëtejshme.
Mbrojtësi 32 vjeçar luante këtë vit në ligën amatore me “Alphense Boys”, por më parë ka qenë pjesë e ekipeve Volendam, Olhanense në Portugali, Antëerp në Belgjikë dhe Burton Albion në Britani. (A2 Televizion)