El Clásico e legjendave, në Tel Aviv luhet Barcelona-Real Madrid

Nga A2 CNN
20 Korrik 2021, 16:35 | Futboll
El Clásico e legjendave, në Tel Aviv luhet Barcelona-Real Madrid

Yjet e së kaluarës të Barcelonës dhe Realit të Madridit zbresin në fushë për të kthyer në jetë rivalitetin e vjetër ndërmjet dy klubeve.

Mbrëmjen e sotme, prej orës 19:00 në Tel Aviv do të zhvillohet El Clasico e legjendave. Në radhët e Barcelonës spikasin emra të mëdhenj si braziliani Ronaldinjo apo Deko, ndërsa te madrilenët të pranishëm do të jenë Luis Figo, Roberto Carlos dhe portieri Iker Kasijas.

Në këtë mënyrë, El Clasico e parë e këtij sezoni do të luhet në Izrael, pavarësisht pengesave të krijuara nga pandemia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos