
Forcat e rendit kanë gjetur kufomën e një personi të seksit mashkull në bregun e lumit Shkumbin.
Personi pa jetë, mosha e të cilit përshkruhet rreth 50 vjeç, u gjend në afërsi të fshatit Shushicë në Elbasan.
Hetuesit po punojnë për të kuptuar shkakun e vdekjes, edhe pse paraprakisht nuk duken shenja dhune, si dhe për të përcaktuar identitetin e personit. (A2 Televizion)