
Pas humbjes së pamerituar ndaj Turqisë, Kombëtarja Shqiptare u nis menjëherë drejt Moldavisë në kundër të takimit tjetër të eliminatoreve këtë të hënë. Kuqezinjtë zbritën në fushë mëngjesin e kësaj të diele ndërsa gjatë pasdites është programuar edhe stërvitja zyrtare.
Në letër, Shqipëria do të përballet me një kundërshtar të lehtë, teksa së fundi Moldavia është mundur nga Andorra. Mbetet për t’u parë gjendja fizike e futbollistëve kuqezinj pas 90 minutave intensive të luajtura 2 ditë më parë.
Me ëndrrën e kualifikimit që tashmë ka marrë fund, trajneri Reja pret reagim nga skuadra për të rritur moralin dhe për të treguar se performanca në Turqi nuk ishte një rastësi. (A2 Televizion)