Elseid Hysaj në orbitën e një tjetër ekipi italian

Nga A2 CNN
23 Qershor 2019, 22:28 | Futboll
Elseid Hysaj në orbitën e një tjetër ekipi italian

Futbollisti i Kombëtares, Elseid Hysaj duket se do të jetë emri më i lakuar i kësaj vere, kjo edhe për shkak të dasmës madhështore të zhvilluar këtë fundjavë në një nga kalatë më të bukura të veriut të Shqipërisë, ajo e Rozafës, ku kurorëzoi në martesë dashurinë e tij me bukuroshen Fiorenza Lekstakaj, ish Miss Albania në vitin 2013.

Megjithatë lajme të mira ka dhe në aspektin e karrierës për shkodranin Hysaj, pasi disa skuadra në zë kanë kërkuar shërbimet e tij.

Pas interesit të Atletico Madrid edhe ekipi kryeqytetas i Seria A, Roma është vënë në ndjekje të mbrojtësit anësor të Napolit. Madje sipas “Corriere dello Sport” verdhekuqtë kanë hapur dhe një sondazh për këtë çështje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos