Dështon përpjekja për shkarkimin e sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Trump: Hegseth, patriot i madh

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2026, 07:06 | Bota

Dështon përpjekja për shkarkimin e sekretarit amerikan të

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar në platformën Truth Social lidhur me përpjekjen e dështuar për të shkarkuar përmes procesit të impeachment sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Pete Hegseth, duke deklaruar se ajo ka “DËSHTUAR në mënyrë të mjerueshme”.

“Çdo republikan i vetëm, me përjashtim të Thomas Massie, një HUMbës i madh, votoi në favor të Pete”, shkroi ai.

Trump përmendi “fitoret” ushtarake në Venezuelë dhe Iran, numrin rekord të rekrutimeve në ushtri dhe “një frymë të paparë prej kohësh” si arsyet që çuan në “SHFAJËSIMIN e një patrioti të madh amerikan”.

Ai akuzoi demokratët se po e përdorin dhe abuzojnë me pushtetin në SHBA si armë politike, duke theksuar se ata duhet të ndalen.

Dhoma e Përfaqësuesve votoi me 211 vota pro dhe 204 kundër për ta dërguar rezolutën për shkarkimin e Hegseth në Komisionin për Çështjet Gjyqësore, duke penguar në praktikë votimin e planifikuar për të mërkurën, lidhur me ngritjen e akuzave zyrtare ndaj tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos