Gjyqtari që u kërcënua nga Messi do të arbitrojë Kombëtaren ndaj Finlandës

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2026, 23:26 | Futboll

Gjyqtari që u kërcënua nga Messi do të arbitrojë

UEFA ka caktuar një gjyqtar me shumë eksperiencë për ndeshjen mes Shqipërisë dhe Finlandës, që do të luhet në “Air Albania”, e vlefshme për Nations League.

Portugezi Joao Pedro da Silva Pinheiro është një nga arbitrat më të njohur në Europë, që ka drejtuar ndeshje të niveleve më të larta në kompeticionet ndërkombëtare, shkruan A2.

Në Botërorin e këtij viti, në ndeshjen mes Argjentinës dhe Zvicrës, Lionel Messi iu drejtua atij kërcënueshëm me fjalët: “Trego respekt ndaj meje!”.

Lusiano Antonio Gomes Maia dhe Hugo Manuel Freire Markes janë asistentët e tij me Zhoao Antonio Ferreira Gonçalves si të katërt. Edhe në VAR janë gjyqtarë portugezë me Tiago Bruno Lopes Martins si kryesor dhe Bruno Aleksandre da Silva Esteves në AVAR. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos