Ekonomi: Në 2027 pensionistët do të jetojnë më mirë; Koka: Qeveria refuzon të vendosë minimumin jetik prej 14 vitesh

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2026, 23:16 | Politikë

Deputetja e Partisë Socialiste u shpreh se shqiptarët do të jetojnë më mirë në vitin 2027 për shkak të politikave fiskale të qeverisë.

“Unë mendoj që shqiptarët do të jetojnë më mirë në vitin 2027 dhe biznesi ka për të shkuar edhe më mirë në 2027. Pensionistët do jetojnë më mirë sepse do kenë më shumë. Më mirë sesa jetojnë tani do jetojnë në vitin 2027”, tha Ekonomi në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN.

Të njëjtin mendim pati edhe gazetari Fatos Çoçoli.

“Pak më mirë do të jetojnë pensionistët. Nuk është se po themi që do të ndodhë e mira e pafund. Do uronim për ata që të ndodhte. Për ata do të uronim me shpirt të mirën pa fund, por ama pak më mirë do jetojnë dhe unë besoj se do arrijnë të jetojnë më mirë”, tha Çoçoli.

Ndërsa gazetari Bledian Koka u shpreh: “Në vitin e 14 të kësaj qeverie, akoma nuk ka përcaktuar minimumin jetik. Pas 14 vjetësh kjo qeveri akoma refuzon të miratojë minimumin jetik. Sipas INSTAT, minimumi jetik është 25 000 lekë, ndërsa pensioni mesatar në vend është 19 000 lekë”.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos