Edhe Emily Ratajkowski me bashkëshortin e saj, Sebastian Bear-McClard, dhe një grup miqsh, kanë zgjedhur plazhet italiane për të kaluar ditët e nxehta të fundit të korrikut.
30-vjeçarja është fotografuar të mërkurën me bashkëshortin e saj në një varkë, ndërsa djalin e vogël Sylvester kishin vendosur ta linin në shtëpi.
Emily, edhe pse nuk ka shumë kohë që ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, dukej e mrekullueshme me rroba banje, teksa shfaqte linjat e saj. (A2 Televizion)