
Ed Sheeran thyen rekord botëror, siç ndodh gjithnjë me të. Këngëtari britanik ka publikuar këngën “Bad Habits”, zakone të këqija.
Dhe kjo është për momentin kënga më e mirë dhe më e dëgjuar në mbarë globin.
Ajo ka arritur të kryesojë në billboardin global, duke u zgjedhur si kënga më e mirë në Europë, Britani, por edhe kontinentin aziatik.
Sheeran po shijon edhe frytet e suksesit, ku vetëm nga klikimet ne youtube ka siguruar fitime marramendëse prej miliona dollarësh. (A2 Televizion)