Ëndrra Europë shuhet në kufi, 18 të vdekur dhe shumë të plagosur

Nga A2 CNN
25 Qershor 2022, 09:03 | Bota

Të paktën 18 persona kanë vdekur dhe me dhjetëra të tjera kanë mbetur të plagosur pasi një grup prej gati 2 mijë personash tentuan të kalonin në enklavën Melilla të Spanjës nga Maroku.

BBC shkruan se dyshohet se pjesa më e madhe e emigrantëve humbën jetën pasi ranë nga një mor i lartë i vendosur në kufi.

Kjo është ngjarja e parë që prej muajit mars kur dy vendet rregulluan marrëdhëniet. Mijëra emigrantë u bënë pjesë e skenave kaotike në kufirin e vetëm tokësor të BE-së me Afrikën.

Pjesa më e madhe e tyre u kthyen, ndërsa 130 emigrantë arritën të hynin në Melilla pas një përleshjeje dy-orëshe me oficerët e kufirit. Nga përplasja mbetën të plagosur edhe 57 emigrantë dhe 49 oficerë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos