WhatsApp thotë se dhjetëra përdorues ishin shënjestër e softuerit izraelit të spiunimit

Nga A2 CNN
2025-01-31 16:48:10 | Bota

WhatsApp thotë se dhjetëra përdorues ishin shënjestër e

Softueri i spiunimit i Izraelit, Paragon, i ka shënjëstruar dhjetëra përdorues të WhatsApp-it, përfshirë gazetarë dhe pjesëtarë të shoqërisë civile, tha të premten një zyrtar i aplikacionit të Meta-s.

Zyrtari tha për agjencinë e lajmeve Reuters se WhatsApp ia ka dërguar Paragonit një letër duke i kërkuar të ndalojë, pas përpjekjes për hakim.

WhatsApp tha në një komunikatë se kompania “do të vazhdojë ta mbrojë mundësinë e njerëzve për të komunikuar privatisht”.

Paragoni nuk ka dashur të komentojë.

Zyrtari i WhatsApp-it shtoi për Reuters se Paragoni u përpoq t’i hakojë rreth 90 përdorues të kësaj platforme.

Ai nuk tregoi se kush në veçanti ishte në shënjestër dhe nga cilat vende vinin, duke theksuar se cak i hakimit ishte një numër i paspecifikuar i figurave mediatike dhe shoqërisë civile.

Zyrtari theksoi se WhatsApp e “ndali” tentimin për hakimin e përdoruesve të tij.

Ai nuk pranoi të komentojë se si WhatsApp e kuptoi se Paragoni është përgjegjës për hakimin. Ai shtoi se institucionet ligjore dhe “partnerët industrialë” janë njoftuar për hakimin, pa dhënë më shumë hollësi. REL (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos