Antiterrori po heton sulmin kundër postës së Kosovës në komunën e Zveçanit. Këtë e konfirmoi zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani, i cili u bëri apel qytetarëve që të mos frikësohen pasi forcat e rendit janë në çdo cep të zonës.
Kryetari i Zveçanit, Ilir Peçi, shprehu bindjen se pas sulmit qëndron i njëjti grup terrorist që ka kryer akte të ngjashme edhe në pak kohë më parë. (A2 Televizion)