Kosova, marrëveshje mbrojtjeje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Nga A2 CNN
2025-03-12 11:23:00 | Politikë

Kosova, marrëveshje mbrojtjeje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Qeveria e Kosovës ka miratuar nismën për lidhjen e marrëveshjes kornizë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kryeministri Albin Kurti, tha se përmes kësaj marrëveshjeje angazhohen në avancimin e bashkëpunimit me SHBA-në në fushën e mbrojtjes dhe ngritjen e kapaciteteve ushtarake.

Më herët, Kurti iu adresua kabinetit qeveritar, teksa bëri të ditur se nga sot të gjithë qytetarët e Kosovës në Gjermani do të regjistrohen si shtetas kosovarë, e jo siç ishte në të kaluarën si shtetas serbë./KosovaPress (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Live Updates

Latest Videos