Është shtyrë për në datën 30 maj procesi në Gjykatën e Posaçme për të pandehurit e dosjes Metamorfoza.
Burime për A2 CNN bëjnë me dije se në këtë procës është zv.gjyqtarja e Posaçme, Irena Gjoka, e cila ka marrë raport shëndetësor, nga gjyqtari i posaçëm Erjon Çela.
Po ashtu mësohet se shtyrja e seancës ka ardhur për shkak të mungesës së avokatëve të dy të pandehurve.
Të pandehurit, Pëllumb Gjoka, Behar Bajri, Edmond Preka, Astmer Bilali, Ardit Hasanbegaj, Oltian Bistri dhe Xahevahir Lita, nuk ishin të pranishëm në sallën e gjyqit.
Kujtojmë se mbi të pandehurit e kësaj dosje rëndojnë një sërë akuzash të rënda, deri te planifikimi i vrasjeve, të zbuluara pas daljes së përgjimeve të SKY ECC. (A2 Televizion)