Plagosje me armë zjarri në Tiranë

Nga A2 CNN
2025-06-08 08:57:00 | Kronikë

Plagosje me armë zjarri në Tiranë

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Allias të kryeqytetit. A2 CNN mëson se 38-vjeçari Korado Teodori ka plagosur me armë zjarri fqinjin 31-vjeçar Sandrino Baci. Ky i fundit ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 07:50, në Allias, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi K. T., rreth 38 vjeç, ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin S. B., rreth 31 vjeç(komshi me njëri-tjetrin). Aktualisht 31-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njofton Policia.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollin e zonës për kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos