Ngjarja e rëndë në Shkodër, zbulohet shkaku i vdekjes së të miturit, në gjendje të rëndë e motra

Nga A2 CNN
2025-02-24 16:44:00 | Kronikë

Ngjarja e rëndë në Shkodër, zbulohet shkaku i vdekjes

A2 CNN ka zbuluar shkakun e ngjarjes së rëndë në Shkodër, ku një fëmijë 3-vjeçar humbi jetën në spital, ndërsa motra e tij 6-vjeçare ndodhet në reanimacion në QSUT.

Vajza 6-vjeçare ndodhet prej të shtunës në terapi intensive në shërbimin e Pediatrisë në kryeqytet. Ende nuk mund të flitet se e ka kaluar rrezikun për jetën, ndërkohë që burime për A2 CNN bëjnë të ditur se nuk bëhet fjalë për meningit, por intoksikacion nga ilaçi kundër minjve.

Sipas burimeve të A2 CNN, mësohet se prindërit kanë bërë spërkatjen e një magazine me ilaç kundër minjve. Me ta kanë qenë edhe fëmijët të cilët kanë pësuar intoksikacion të rëndë.

Për pasojë ka ndërruar jetë i mituri 3 vjeç dhe vajza 6-vjeçare ndodhet në gjendje kritike për jetën. Ndërsa sipas mjekëve prindërit e kanë kaluar pa shumë probleme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Live Updates

Latest Videos