Shiste kanabis në doza, pranga 31-vjeçarit në Kuçovë

Nga A2 CNN
2025-07-30 10:45:00 | Kronikë

Shiste kanabis në doza, pranga 31-vjeçarit në

Pas disa javësh hetime të ndjekura me metoda proaktive, Policia e Beratit në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Forcën e Posaçme Operacionale ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Qyteti”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua shtetasi E. M., 31 vjeç, banues në Kuçovë, i dyshuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas siguronte lëndë narkotike Cannabis Sativa, e ndante atë në doza dhe e shpërndante në zona të ndryshme të qytetit.

Gjatë kontrolleve në banesën dhe automjetin e tij, policia sekuestroi sasi droge në trajtë boçeje dhe në doza, 5 peshore elektronike, si dhe 175 000 në lekë, 1060 euro euro dhe valuta të tjera, të dyshuara si të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme ligjore.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos