Të akuzuar për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, GJKKO shtyn procesin ndaj Plarent Dervishajt dhe Julian Meçes

Nga A2 CNN
2025-07-23 10:18:00 | Kronikë

Të akuzuar për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, GJKKO shtyn

Gjykata e Posaçme u detyrua të shtyjë për më 19 shtator procesin ndaj Plarent Dervishajt dhe Julian Meçes, të akuzuar për atentatin ndaj ish-prokurorit, Arjan Ndoja.

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se shkak i shtyrjes u bë mungesa e avokatëve të të pandehurit Meçe.

Dështimi i seancës bëri të pamundur edhe marrjen e dëshmive të 4 dëshmitarëve, që u paraqitën në gjykatë.

Kujtojmë se gjatë seancave të fundit gjyqësore, ish-prokurori Arjan Ndoja u përball me Plarent Dervishajn në sallën e gjyqit, ku pati edhe diskutime e përplasje të forta mes palëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos