Kolonia e piktorëve, dimri dhe dëbora në Kolonjë frymëzon artistët

Nga Artin Halili dhe Gazmend Janku
2025-01-19 12:46:00 | Kulturë

Kolonia e piktorëve, dimri dhe dëbora në Kolonjë

Kolonia e piktorëve kësaj radhe frymëzimin e ka marrë nga natyra dhe fshatrat turistë të Kolonjës, të cilët nën petkun e bardhë të dëborës ishin një magji. Njw pjesë e pikturave të realizuara i janë falur fondit të galerisë së kulturës në Kolonjë.

Kolonia e piktorëve, dimri dhe dëbora në Kolonjë

Dimri, natyra dhe sigurisht velloja e bardhë e dëborës, ka frymëzuar piktorë, të cilët kanë zhvilluar koloninë e tyre me bukuritë natyrore kryesisht në zonat turistike të Borovës, Rehovës dhe Shelegurit. 21 piktorë shqiptarë hodhën në telajo bukuritë e Ersekës dhe fshatrave turistikë.

Kolonia e piktorëve, dimri dhe dëbora në Kolonjë

Edhe pse piktorë me eksperiencë dhe vite të tëra në këtë art, ata nuk e fshehin frymëzimin dhe magjinë e kësaj natyre në dimër.

Kolonia e piktorëve, dimri dhe dëbora në Kolonjë

Një pjesë e këtyre punimeve të realizuara do t’i dhurohen fondit të galerisë së kulturës së Kolonjës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Live Updates

Latest Videos