Berisha komenton partitë e reja në zgjedhje: U krijuan për të prishur punë, janë kundër rotacionit

Nga A2 CNN
2025-05-07 22:41:00 | Politikë

Berisha komenton partitë e reja në zgjedhje: U krijuan për

Sali Berisha ka komentuar në Debat dhe partitë e reja që marrin pjesë në këto zgjedhje, për të cilat thotë se janë krijuar thjesht për t’i prishur punë opozitës.

Ai e mbështet këtë fakt për arsyen se iu ka bërë ftesë që të bashkohen për të rrëzuar Edi Ramën, por nuk kanë pranuar.

“Politikanët e rinj kanë një verbëri. Si opozitë e opozitës t’i bëhesh krah i qeverisë. Të krahasosh qeverinë me opozitën krahason të pakrahasueshëm. Këta që thonë që nuk janë të majtë këta kanë dokumente ndërkombëtare që i detyrojnë t’u qëndrojnë dhe bëjnë paralelizma mjerimi.

Përveç Qorit që është majtas, të tjerët janë njësoj. Ata thonë jemi kundër sistemit. Ata u krijuan për të prishur punë. Ne ju ofruam mundësinë për të bërë koalicion, ata ishin zgjedhur nga PD. Unë kalova veten time dhe i ftova, por ata nuk u lejuan të vijnë. Ata janë kundër rotacionit dhe e kanë thënë”, tha Berisha në A2 CNN.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Live Updates

Latest Videos