Rama premton ndërtimin e rrugëve Berat-Skrapar dhe Berat-Përmet: Do ndihmojë në zhvillimin e turizmit

Nga A2 CNN
2025-04-23 16:42:00 | Politikë

Rama premton ndërtimin e rrugëve Berat-Skrapar dhe Berat-Përmet:

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim në Skrapar, nga ku kërkoi mandatin e katërt për Partinë Socialiste.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se qeveria e tij do të realizojë gjatë mandatit të katërt rrugën Berat-Skrapar dhe Berat-Përmet, shkruan A2 CNN.

Shefi i qeverisë tha po ashtu se me këto investime qytetarët e Skraparit do të mund të shkojnë për 2 orë në Janinë, ose Tiranë.

Ai shtoi se këto investime do të ndihmonin edhe në zhvillimin e turizmit në Skrapar, shkruan A2 CNN.

Rama nga Skrapari:

“Ky është oguri i bereqetit për mandatin e katërt. Besoj në mirëkuptimin tuaj se u desh durim nga ana juaj, por me mandatin e katërt ka ardhur edhe koha e rrugës Berat-Skrapar, e cila shpresoj të bëjë që kjo rrugë të shkurtohet në 30 minuta.

Paralelisht të bëjmë edhe lidhjen e Beratit me Përmetit. Këtu ju me kanione dhe gjithë këto bukuri, të keni një tjetër destinacion të zhvilluar turistik të Shqipërisë, pa llogaritur faktin se pastaj e zgjidhni vetë për 2 orë në Janinë apo 2 orë në Tiranë.

Jam i bindur se me të gjitha zhvillimet e turizmit dhe gjithë këtë potencial që ka Skrapari, menjëherë do të shtohen vlerat e tokave dhe pasurive këtu. Se ju skrapalinjtë jeni shumë fare, ju gjen në të katër anët e vendit dhe të botës”, tha Rama, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Live Updates

Latest Videos