Epidemiologu Alimehmeti zgjidhet si anëtar i Akademisë së Shkencave

Nga A2 CNN
23 Mars 2021, 20:21 | Aktualitet
Epidemiologu Alimehmeti zgjidhet si anëtar i Akademisë së

Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka zgjedhur si anëtar të ri të Komisionit të Përhershëm të Shëndetësisë pranë këtij institucioni epidemiologun e njohur Ilir Alimehmeti.  
 
Zgjedhja e doktorit të shkencave Ilir Alimehmeti erdhi pas vendimit të ASH-së për një shtesë në përbërjen e anëtarëve të Komisionit të Përhershëm të Shëndetësisë.   

Mjeku i njohur, dr. Ilir Alimehmeti, gjatë vitit të pandemisë në vazhdim është evidentuar në mënyrë të veçantë si epidemiolog i sprovuar në ndjekjen e pandemisë, zhvillimeve të saj, dhe ka qenë një raportues i rregullt i të rejave shkencore në fushën e pandemisë COVID -19.  
Ai u zgjodh pas propozimit nga Seksioni i Shkencave Natyrore dhe Teknike, me kryetar akad. Neki Frashërin, për zgjerimin e Komisionit të Përhershëm të Mjekësisë të Akademisë së Shkencave.   
 
Dr. Alimehmeti është specialist në epidemiologji dhe endokrinologji dhe pedagog në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Mjeksësisë.    (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos