Eriksen hyn dhe sjell “fat”, Interi në gjysmëfinale të Kupës

Nga A2 CNN
29 Janar 2020, 22:46 | Futboll

Fitore dhe debutim për Eriksen për Interin, që kalon në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Ndeshja, si tradicion për Kupën e Italisë, sheh ndërrime loje të shpeshta, nga një anë në tjetrën, me Interin që tenton më shumë me “tredhëmbëshin” Lukaku-Lautaro-Sanchez.

Por do të jetë Antonio Candreva ai që do të zhbllokoi ndeshjen pak para përfundimit të pjesës së parë me një gol rezultat i një aksioni disi konfuz (44’).

Në pjesën e dytë, Interi ka disa raste për të shënuar, por Fiorentina barazon me ish-juventinin Caceres me kokë (60’). Është momenti më i mirë për miqtë që humbasin një rast të artë me Vlahovic që kishte ndëshkuar Interin në kampionat, por kësaj radhe Handanovic bën mrekullinë

Debutimi i danezit Eriksen

Për gëzimin e tifozëve bën debutimin e tij Eriksen, dhe hyrja e danezit i sjell fat Interit që kalon në avantazh me mesfushorin Barella (67’).

Në gjysmëfinale, Interi do të përballet me Napolin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos