
Manchester City është finalistja e dytë e Kupës së Ligës angleze.
Pavarësisht se u mposht 1-0 në “Etihad Stadium” nga Manchester United, fitorja në ndeshjen e parë me rezultatin 3-1 në “Old Trafford” e lejoi të kalonte në finale, ku do të luajë ndaj Aston Villa.
Matic ishte autori i golit të vetëm të takimit, me mesfushorin serb që në pjesën e dytë e la me një lojtar më pak skuadrën e tij pasi mori dy kartonë të verdhë. (A2 Televizion)