Tirana mundet në shtëpi, edhe pse për rastin në “Elbasan Arena”, Erzeni shkruan historinë. Ky është verdikti i ndeshjes që vuri përballë kampionët e Shqipërisëdhe ekipin të sapo ngjitur nga Kategoria e Parë, dhe që sot jo vetëm mori pikët e para në historinë e saj me Tiranën, por e mund atë 0-1 duke e kaluar në klasifikim.
Goli i vetëm i ndeshjes u realizua në minutën e 15-të me penallti nga kroati Amir Kahrimanoviç, për një faull me dorë të Pergjonit, ndërkohë që pak minuta më parë një penallti që dukej e qartë për miqtë nga Shijaku u mohua nga arbitri.
Erzeni duket një ekip i mirëorganizuar, dhe reziston ndaj sulmeve të kryeqytetasve që nuk u dukën në formë në veçanti në sulm, dhe ngjitet tashmë në vendin e dytë të klasifikimit.
Ndërkohë, një tjetër surprizë ndodh në Kukës, ku Egnatia fiton falë autgolit të Ferreira, në përfundim të ndeshjes. (A2 Televizion)