Escobar në Tiranë, Dervishi: Mbështetje e qartë për Bashën

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2021, 20:12 | Politikë
Escobar në Tiranë, Dervishi: Mbështetje e qartë për

Për analistin Lutfi Dervishi, i dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i dha një mbështetje të qartë Lulzim Bashës në garën e tij brenda Partisë Demokratike.

Dervishi del në këtë përfundim duke qenë se Basha ishte i pari që u takua nga i dërguari i SHBA.

“Ka disa mesazhe vizita e Escobar. Duhet lexuar se kë takon, kë nuk takon, rendi i takimeve. Kjo ishte një mbështetje e qartë për zotin Basha sepse ishte i pari në listën e takimeve. Vetë kohëzgjatja e bisedës tregon diçka. Tema e bisedës ishte goxha e gjerë, jo vetëm për zhvillimet brenda PD”.

Escobar, konfirmoi në vizitën e tij sot në Tiranë angazhimin e pa lëkundur të Uashingtonit për të luftuar korrupsionin, përfshirë edhe sanksionet, por nënvizoi se ajo duhet të jetë e dyanshme, me rezultate konkrete edhe nga institucionet shqiptare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos