Ipswich në fillimin e viteve ’80 ishte një nga fuqitë e futbollit anglez, duke arritur të luftonte për titull dhe të fitonte FA CUP dhe një kupë UEFA në sezonin 1980 -81.
Por tashmë ekipi i “traktorëve”, siç duan ta quajnë tifozët, për herë të parë në 67 vitet e fundit ka rënë në kategorinë e tretë, League One.
Shpresat janë gjallëruar nga blerja e një kompanie amerikane që mund t’ i sigurojë një të ardhme, por e tashmja ndër kohë mbështetet te një tifoz i zjarrtë i ekipit, por edhe shumë i njohur.
Ed Sheeran është një nga yjet e muzikës botërore, këtu në koncert në Wembley Por 30-vjeçari në kohën e lirë është tifoz i zjarrtë të Ipswich Ekipi ka një histori të lavdishme në vitet '80 Ipswich ka fituar një kampionat , një FA CUp dhe një Kupë UEFA Por ekipi ku luan edhe shqiptari Armando Dobra ka rënë në kategorinë e tretë Sheeran ka vendosur të shndërrohet në sponsorin kryesor të ekipit të zemrës Në fanellat gjatë këtij vitit do të dalin simbolet “+ - = ÷ x”, simbolet e aritmetikës që përfaqësojnë edhe albumet e tij Ed Sheeran
Behet fjalë për këngëtarin Ed Sheeran, një nga personazhet më të njohur të pop-i t ndërkombëtar, autor i këngëve si “A-Team” “I don’t care” dhe “Shape of you” xhiron botën në koncertet e tij që deri para pandemisë ishin plot në të gjithë botën, por gjithmonë gjente kohën për të ndjekur ekipin e zemrës , shpesh herë edhe në stadium kur ndodhej në shtëpi.
Sot ylli 30-vjeçar ka vendosur të shpërblej ekipin duke u shndërrua në sponsorin e saj kryesor. Në fanellat blu të Ipswich gjatë këtij vitit do të dalin simbolet “+ - = ÷ x”, simbolet e aritmetikës që përfaqësojnë edhe albumet e tij.
Vendimi i Sheeran ngriti entuziazmin e tifozëve të shumtë të ekipit, ku luan edhe futbollisti shqiptar i Under-21 Armando Dobra, që pak më parë kishin refuzuar sponsorizimin e një kompanie bastesh që sipas tyre ishte “njollë” për historinë e lavdishme të tij. (A2 Televizion)