
Pas dy ditëve pushim, rikthehet magjia e kampionatit europian të futbollit. Përballja e parë e 1 të tetave do të jetë Uells-Danimarkë në orën 18:00. Danezët shihen si favoritë, por nuk përjashtohen dhe surprizat e mundshme.
Në mbrëmje do të jetë ndeshja tjetër mes Italisë dhe Austrisë, që konsiderohet deri diku dhe një derbi mes vendeve fqinje.
“Axurrët” hyjnë si pretendentë pasi dominuan grupin dhe kanë 30 ndeshje pa pësuar humbje si dhe 11 takime pa pësuar gol. Nga ana tjetër Austria beson se mund të jetë ekipi kombëtar që do jetë surprizë në këtë Euro 2020.
Italianët nuk do të kenë në dizpozicion mbrojtësit Kielini dhe Florenci, ndërsa austriakët sulmuesin Laxaro. Perpara takimit, trajneri i italianëve, Roberto Mancini, tha se ekipi është i qetë por theksoi se është një ndeshje delikate ku nuk ka vend për gabime. (A2 Televizion)