Protestat përhapen në qytete, gjimnazistët dalin në rrugë edhe në Fushë-Arrëz, Kamëz, Rrëshen e Elbasan

Nga A2 CNN
16 Tetor 2026, 10:29 | Aktualitet

Protestat përhapen në qytete, gjimnazistët dalin në

Protestat po përhapen në disa qytete të Shqipërisë, ku të rinjtë dhe gjimnazistët po i bashkohen lëvizjes.

Grumbullime janë raportuar në Fushë-Arrëz, Kurbin, Kamëz, Rrëshen dhe Elbasan.

Në Kamëz, gjimnazistët kanë dalë në protestë, ndërsa në Rrëshen lëvizjes i janë bashkuar edhe nxënësit e shkollës profesionale.

Në Elbasan ka nisur grumbullimi i pjesëmarrësve, ndërsa protesta raportohen edhe në Fushë-Arrëz dhe Kurbin.

Ndërkohë, ditën e djeshme, protesta në Tiranë u shoqërua me dhunë dhe përplasje mes protestuesve dhe Policisë, ku mbetën të plagosur persona nga të dyja palët, ndërsa disa studentë u arrestuan. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos