Menjëherë pas Europianit, Maqedonia e Veriut ndryshon trajnerin

Nga A2 CNN
25 Qershor 2021, 20:11 | Futboll
Menjëherë pas Europianit, Maqedonia e Veriut ndryshon trajnerin

Pas pjesëmarrjes në Euro 2020, ku nuk arriti të marrë asnjë pikë në grup, trajneri Igor Angelovksit u largua nga drejtimi i kombëtares së Maqedonisë së Veriut.

Ndërkohë, menjëherë është emëruar trajneri i ri, i cili do të jetë Blagoja Milevski. 50-vjeçari vjen nga përfaqësuesja e 21-vjeçarëve të Maqedonisë së Veriut, të cilët i kualifikoi në Kampionatin Evropianin për U-21.

Në karrierën e tij Milevski ka drejtuar edhe Vardarin e Shkupit, ndërkohë për pak kohë ka qenë edhe pjesë e klubi izraelit Ashdod.

“Vizioni për të ardhmen tonë të futbollit me Blagoja Milevski si trajner i kombëtares maqedonase A është i qartë. Ai është njeriu që rigjeneroi rrjedhën e gjakut të futbollit maqedonas, krijoi një grup të jashtëzakonshëm lojtarësh të cilët tashmë kanë luajtur në dy Kampionate Evropiane, të rinj dhe të rritur, dhe ne jemi të bindur se kjo rrugë duhet të vazhdojë”, ka thënë Muhamed Sejdini, presidenti i federatës së futbollit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos