
Euro e ka nisur shtatorin me rritje të lehtë. Sipas kursit të publikuar nga Banka e Shqipërisë, valuta europiane po këmbehet mesatarisht për 108.42 lekë duke fituar 0.21 pikë në 24 orët e fundit.
Në shitje euro po këmbehet për 109.05 lekë, ndërsa po blihet për 107,78 lekë. Megjithëse shënoi një rritje të lehtë krahasuar me ditën e enjte, në harkun e një jave euro ka humbur afërsisht 2.2 pikë në kursin e këmbimit me Lekun.
Bashkë me euron janë forcuar lehtë edhe valutat e tjera kryesore në vend si dollari apo paundi. (A2 Televizion)