Vëmendja te fuqia punëtore, rritja e pagave po shtyn të rinjtë të arsimohen në Hoteleri-Turizëm

Nga A2 CNN
1 Shtator 2023, 14:24 | Ekonomi
Vëmendja te fuqia punëtore, rritja e pagave po shtyn të

Bumi i turistëve këtë vit, nxori si kurrë më parë në pah mungesën e fuqisë punëtore dhe veçanërisht asaj të kualifikuar. Sipërmarrjet nga Velipoja në Sarandë iu përgjigjën problemit duke rritur pagat për kamerierët banakierët e thuajse të gjitha pozicionet e tjera.

 “Sot një i punësuar në sektorin e turizmit merr mesatarisht 90 mijë lekë të reja. Do të thosha se është një e ardhur e konsiderueshme”, tha Flutura Vaqarri, Drejtoreshe e shkollës  së Hoteleri-Turizmit, Tiranë.

Rikthim i vëmendjes te punonjësit e këtij sektori duket se ka nxitur të rinjtë që të zgjedhin për këtë vit akademik të diplomohen në fushën e hoteleri-turizmit.

“Krahasuar me një vit më parë shifrat e regjistrime janë 10 për qind më të larta, ndërsa aplikimet vijojnë”.

Flutura Vaqarri, drejtoreshë e shkollës së mesme për Hoteleri-Turizëm në Tiranë e cila nxjerr çdo vit deri në 250 të rinj dhe të reja të kualifikuar në fushën e turizmit, tregon edhe profilet më të synuara.

“Profili i kuzhinë-pastiçerisë mbetet më i pëlqyeri. më pas vijnë drejtimet e tjera si recepsion apo guidë turistike”.

Të dhënat nga Këshilli Botëror i Turizmit dhe Udhëtimit tregojnë se gati 290 mijës shqiptarë janë punësuar direkt dhe indirekt në sektorin e turizmit këtë vit nga 260 mijë vitin e shkuar dhe rreth 200 mijë gjatë 2021-shit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos