Europa League, përsëritet sfida e finales së Tiranës, Juventusi me portugezët

Nga A2 CNN
17 Mars 2023, 13:24 | Futboll

Pas shortit në Champions League, edhe tetë ekipet e Europa League kanë mësuar fatin e tyre.  

Finalja e Conference League e luajtur sezonin e kaluar në Tiranë mes Romës dhe Feyenoord do të përsëritet sërish, me gjithë problematikat për rëndin publik.

Juventusi do të përballet me Sportingun e e Lisbonës, që dje eliminoi kryesuesit e Premier League, Arsenal.  Manchester United duket favorit ndaj një Sevilla në një sezon të dështuar, edhe pse ky turne është “shtëpia” e tyre. Ndërkohë, sfida e Leverkusen ndaj belgëve të Union Saint Gilloise duket e ekuilibruar.

Në gjysmëfinale, fituesja  e sfidës Juventus - Sporting Lisbona takon atë të sfidës Manchester United - Sevilla, ndërkohë ajo e Feyenoord - Roma sfidon fituesen e Leverkusen - Union Saint Gilloise. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/03/17/hidhet-shorti-i-champions-league-derbi-italian-nje-tjeter-angleze-per-real-madrid-guardiola-gjen-ish-skuadren-e-tij/

A2 CNN Livestream

Latest Videos