
Nga kjo fundjavë, kufijtë europiane bëhen më të depërtueshëm. Gjermania, Austria, Zvicra dhe Franca zbusin kufizimet në kufij edhe pse për grupe të caktuara.
Nga mesnata e së shtunës, mes këtyre vendeve, do të lejohen udhëtimet e punës apo ato për arsye familjare. Do të mundësohet gjithashtu lëvizja për studime e shkollim profesional, ndërsa udhëtimet turistike mbeten te ndaluara. Kontrollet në kufi do të vijojnë, por do të jenë sporadike.
Nëse ecuria e pandemisë do ta lejojë, atëherë të gjitha kufizimet mes Gjermanisë, Francës, Austrisë, Zvicrës dhe Francës do të hiqen më 15 qershor 2020.
Italia, një prej vendeve më të prekura nga pandemia ka reaguar për hapjen e korridoreve të sigurta brenda Europës, duke kërcënuar me dalje nga Bashkimi Europian nëse do të lihet jashtë tyre. (A2 Televizion)