
Moti sot në Shqipëri vijon me kthjellime dhe vranësira kalimtare; më të dukshme gjatë pasdites në veri dhe zonat lindore. Megjithatë zonat e thella malore në ekstremet veri-verilindje rrezikohen nga reshjet e dëborës. Temperaturat janë rritur me 3°C në mëngjes, rritje që vijon edhe gjatë ditës, kur maksimumet ngjiten në 6-7 gradë në zonat malore deh deri në 15°C në zonat e ulëta.
Nesër moti mbetet me kthjellime në të gjithë Shqipërinë, deri në mesditë kur vranësira kalimtare shfaqen në zonat lindore. Megjithatë, mbrëmja paraqitet përsëri e kthjellët. Temperaturat rriten me 4-5°C në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur në vlerat -4 deri në 18°C.
Ndërkohë, europianët nxjerrin rrobat e pranverës; në 85% të sipërfaqes kontinentale dominon moti i kthjellët dhe temperaturat e larta ku gjatë ditës, temperaturat luhaten nga 15 - 25°C edhe në juglindje të Europës. Krejt ndryshe paraqitet situata në sipërfaqet detare të Europës, në detin Mesdhe dhe rajonin e Detit të Zi të cilët paraqiten sot dhe nesër me reshje të pakta dhe temperatura më të ulëta. Parashikohet që reshjet të shfaqen të premten, në zonën e Alpeve Europiane. (A2 Televizion)