Europiani në prag, Ceferin: Mesazh shprese, drita në fund të tunelit. Nuk e mbështes formatin e ri

Nga A2 CNN
11 Qershor 2021, 17:28 | Futboll
Europiani në prag, Ceferin: Mesazh shprese, drita në fund të

“Ne jemi të lumtur. Është një mesazh shprese, drita në fund të tunelit. Futbolli sjell shpresë te njerëzit dhe kjo është e rëndësishme për ne”.

Kështu u shpreh Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, për mikrofonin e Rai Sport në prag të ndeshjes së parë të Euro 2020 mes Turqisë dhe Italisë, e cila do të zhvillohet mbrëmjen e sotme në Olimpico të Romës.

Më tej, Ceferin u shpreh se është kundër formatit të këtij Kampionati, i cili për herë të parë do të zhvillohet në disa shtete Europiane. “Nuk e mbështes këtë format dhe nuk mendoj se do ta bëjmë përsëri këtë”, tha Ceferin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos