F1, fitorja e shtatë radhazi për Verstappen, McLaren kthehet në podium. Garë anonime për Ferrarin

Nga A2 CNN
23 Korrik 2023, 16:55 | Sporte të tjera

Edhe një herë tjetër, Max Verstappen ka treguar superioritetin e tij në Botërorin e Formula 1, duke arritur një tjetër fitore, e shtata radhazi për këtë vit.

Në Çmimin e Madh të Hungarisë, holandezi i Red Bullit, edhe pse nuk u nis nga “pole position”, e fitoi menjëherë pas nisjes vendin e parë dhe nuk e lëshoi më.

Në vendin e dytë britaniku Lando Norris, me McLaren, ndërsa i treti Sergio Perez, me Red Bull.

Lewis Hamilton (Mercedes) dhe Oscar Piastri (McLaren) plotësojnë pesëshen e parë.

Vetëm vendi i shtatë dhe i tetë për makinat Ferrari, me Charles Leclerc që fitoi sfidën me shokun e tij të skuadrës, Carlos Sainz. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos