
Kombëtarja shqiptare e basketbollit për meshkuj e nisi me humbje aventurën në kualifikueset e Europianit 2025 në basketboll për meshkuj. Skuadra e drejtuar nga trajneri Antonis Dukas, i cili ka si krah të djathtë teknikun kampion të Shqipërisë, Erkand Karaj, u thye nga Rumania me shifrat e ngushtë 87me 83.
4 pikët më tepër të realizuara nga miqtë, ishin vendimtare për rezultatin e sfidës së luajtur në Durrës. Pas realizuan 22 pikë, kundrejt 21 të kundërshtarëve në periodën e parë, rumunët ishin më të saktë poshtë tabelës në dy periodat e tjera, aty ku grumbulluan në total 6 pikë më tepër se djemtë kuqezi.
Pavarësisht zhgënjimit për humbjen e ngushtë, Shqipëria dha sinjale pozitive dhe skuadra jep shpresa për të ardhmen. Djemtë kuqezi do të zbresin sërish në parket, për sfidën me Sllovakinë, rivalin tjetër të Grupit I.
Kjo përballje do të zhvillohet të mërkurën e ardhshme, prej orës 18:00 në transfertë. Më pas, Kombëtarja e basketbollit do të luajë edhe dy ndeshjet e kthimit, më 29 korrik në Rumani dhe në datën 2 gusht në shtëpi kundër sllovakëve. (A2 Televizion)