F1 në Kinë: Bottas në pole, e ndjek Lewis Hamilton

Nga A2 CNN
13 Prill 2019, 11:15 | Sporte të tjera

Valteri Bottas është sërish protagonist në botërorin e Formula 1 duke siguruar ‘pole position’ në Çmimin e Madh të Kinës.

Finlandezi ishte vetëm 0.23 të mijtat më i shpejtë se shoku i skuadrës Lewis Hamilton që do të niset nesër nga vendi i dytë.

Valteri Bottas

 Pas tyre renditet dyshja e Ferrarit me Vettel në vendin e tretë dhe Leclerc në vendin e katërt, edhe ata me një kohë thuajse identike.

Gjatë përgatitjeve për provat zyrtare ndërkohë u regjistrua edhe një aksident i frikshëm, ku Aleksander Albon u përplas ashpër me barrierat anësore në kthesën e fundit por fatmirësisht pa pasoja.

Aksidenti i Aleksander Albon

Çmimi i madh i Kinës zhvillohet nesër në orën 7 e 45 të mëngjesit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos