Në Korenë e Veriut, u zhvillua Maratona e Gadishullit Korean, e shoqëruar me imazhe surreale. Pjesë e eventit ishin rreth një mijë të huaj, disa qindra më tepër se edicionin e kaluar, me autoritetet e vendit që për të gjashtin vit me radhë kanë lejuar pjesëmarrjen e garuesve, të cilët nuk janë shtetas të tyre.

Konkurrentët u paraqitën në start mes entuziazmit të mijëra spektatorëve të pranishëm, me aktivitetin që përfshinte maratonën e plotë, gjysmë-maratonën si edhe garime në distancat 5 dhe 10 kilometra. Mes garuesve ishin edhe dy ish-skiatorë, pjesëmarrës në Olimpiadë, zvicerani, Jaeger dhe britaniku Fuler. Përveç garuesve nga Koreja, pjesëmarrës në maratonë ishin edhe konkurrentë nga Kina, Maroku dhe Etiopia. (A2 Televizion)
