Sukses i jashtëzakonshëm për volejbollisten shqiptare Erblira Bici që arrin finalen e madhe të Ligës së Kampioneve me skuadrën e saj Igor Novara.
Bici, me fanellën me numrin 13, ishte pjesë e fitores ndaj skuadrës turke të Vakifbank në gjysmëfinale, sukses i cili erdhi me përmbysje në pikët e fundit të setit final.
Në finalen e Champions Ligës, skuadra e talentes Erblira Bici do të përballet në një ndeshje derbi me italianet e Konelianos.
Kjo është arritja më e madhe e volejbollistes së përfaqësues shqiptare që pak javë më parë u shpall edhe kampione e Kupës së Italisë. (A2 Televizion)