F1 nën diktatin e Mercedes edhe në Monako

Nga A2 CNN
25 Maj 2019, 16:53 | Sporte të tjera

Ky sezon i Formula 1 po dominohet totalisht nga dy pilotët e Mercedes. Edhe në Çmimin e Madh të Monakos do të jenë sërish dy pilotët e Mercedes që do të nisen të parët.

Hamilton ishte më i shpejti duke fituar “pole position”. Britaniku e përshkoi pistën me kohën fantastike 1 minutë 10 sekonda e 156 të mijëtat.

Ky ishte edhe “pole position” i 85 në karrierë për kampionin britanik. Ndërkohë, menjëherë pas Hamilton ditën e nesërme do të niset piloti tjetër i Mercedes Valtteri Botas.

Në Monako, i treti do të niset Max Verstappen, ndërsa pas tij është Vettel i Ferrarit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos