Ish-ylli i Barcelonës, Cesc Fabregas, i bëri një nisje katastrofë kampionatit në Francë me Monaco-n, ku u ndëshkua me kartonin e kuq që në pjesën e parë, ndërsa skuadra e tij u mposht 0-3 nga Lyon-i.
Pas kësaj disfate, skuadra është lënë pushim në fundjavë dhe për të harruar kartonin e kuq të së premtes, futbollisti 32-vjeçar udhëtoi për në Portofino në Itali me fëmijët dhe bashkëshorten e tij Daniella Semann, 44 vjeç. (A2 Televizion)