"Mbreti Luan", rekord arkëtimesh, 1.3 miliardë $ në 24 ditë

Nga A2 CNN
12 Gusht 2019, 14:58 | Showbiz
"Mbreti Luan", rekord arkëtimesh, 1.3 miliardë $ në 24

Prodhimi më i fundit i Disney-t, “Mbreti Luan” thyen rekordet. Vetëm 24 ditë pas premierës botërore, filmi ka siguruar fitime në rang global prej 1.334 miliardë dollar, vetëm nga shitja e biletave në kinema.

Në vetëm 3 javë, riprodhimi modern i “Mbretit Luan” ka tejkaluar të ardhurat e filmit “E bukura dhe bisha” apo të filmit të animuar “Frozen”.

https://www.youtube.com/watch?v=7TavVZMewpY

Edhe pse tërësisht i animuar, Mbreti Luan është pëlqyer në të gjithë botën edhe nga të rriturit, që e shohin edhe si një film me aksion apo si një dokumentar të Disney dedikuar natyrës. “Mbreti Luan” ka tejkaluar me fitimet e siguruara edhe suksesin e “Jurasic Park”, “Star Wars” dhe “Harry Potter” duke u shndërruar në “musical” më të madh të të gjitha kohërave.

“Mbreti Luan” u realizua përherë të parë në vitin 1994 nga studiot e Disney. Ai fitoi 2 çmime Oskar dhe 22 çmime të tjera ndërkombëtare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos