
Nga selia e Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh mbrëmjen e së mërkurës se cilido sistem të zgjidhet do të dështojë nëse nuk garanton ndarjen e politikës nga krimi.
Ai theksoi se alibia se fajin e ka sistemi, mund të kthehet në një shtojcë të propagandës së Ramës.
“Nisur nga praktika e 7 viteve të fundit, mund të themi me siguri të plotë se cilido sistem të zgjidhet do të dështojë nëse nuk garanton ndarjen e politikës nga krimi, ndaljen e blerjes së votave me paratë e pista dhe ndëshkimin e krimeve elektoralë nga një drejtësi e pavarur.
Alibia se fajin e ka sistemi, fatkeqësisht, mund të kthehet në një shtojcë të propagandës së Ramës, sipas të cilës jemi të gjithë njësoj, fajin e ka gjithkush përveç atij për kandidimin e personave me rekorde kriminale. Shqipëria është sot në një krizë të thellë për shkak të përgjegjësive të këtij kryeministri dhe dështimit total të tij.
Vendi është në një krizë të thellë politike dhe këtë shqiptarët e ndjejnë në lëkurën e tyre, e ndjejnë në mungesën totale të 26 tetorit që e nxori mbretin lakuriq”, tha Basha. (A2 Televizion)